Nismën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për rishikimin e praktikës gjyqësore mbi masat e paraburgimit, kryedemokrati Sali Berisha thotë se bëhet për të lehtësuar eksponentë të mazhorancës.

Lideri i demokratëve thotë se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për rritjen e numrit të të paraburgosurve në Shqipëri.

Nga SPAK ku ishte në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani për çështjen e pasurisë së tij.

Jashtë akuzave nuk la as gjyqtaren Irena Gjoka, për të cilën thotë se pati parregullsi gjatë procesit të hetimit për çështjen e dënimit në Greqi.

Lideri i opozitës thotë se PD do të zhvillojë betejën me qeverinë nëpërmjet protestave, ndërsa u tregua i rezervuar për skenarin e tubimit që do të zhvillohet më 8 maj.

Tv Klan

/tvklan.al