Analisti Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka komentuar vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Zogaj po ashtu komentoi dhe deklaratën e Berishës pas vendimit të DASH dhe tha se ish-Kryeministri në reagimin e tij më shumë i është drejtuar publikut dhe jo SHBA-së.
“Sigurisht që Berisha e di si funksion ky instrument i shpalljes “non grata”, por ai ka bërë një komunikim me opinionin me publikun dhe jo një përgjigje për atë që ndodhi. Kjo është një goditje shumë e rëndë, është një goditje në majë. Kjo nuk do të jetë përgjigja e vetme. Është paralajmëruar me kohë”, tha Zogaj.
Më tej analisti analizoi tekstin e Sekretarit Blinken dhe tha se vendimi për Berishën është marrë për periudhën që ai ka qenë në qeveri, por dhe për aktivitetin në vitet e fundit në opozitë.
“Teksti i Sekretarit të Shtetit është shumë i qartë. Pjesa e parë është për periudhën kur ai ka qenë kryeministër, ndërsa pjesa e dytë është për qëndrimet e Berishës për Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai.
Zogaj tha se ndjen keqardhje për vendimin e DASH, por e quan një vendim moral dhe jo penal.
“Kjo të ngjall keqardhje, është më e pakta që mund të thuhet. Ky nuk është dënim penal, është një dënim penal”, tha analisti.
Në fund Preç Zogaj tha se vendimi i marrë nga SHBA është shumë i menduar dhe jo i marrë me ngut.
“Të them të drejtën e përjashton 100% për atë që thonë se është një vendim i marrë me ngut. Unë kam mendimi ne kundërt dhe them se SHBA është menduar shumë për këtë, pasi Sali Berisha është një njeri që ka punuar shumë me ta”, u shpreh Zogaj./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 
