Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pritet të kthehet të shtunën në Tiranë nga një tur ndërkombëtar, ku ka denoncuar zgjedhjet e 24 Qershorit. Kështu nuk ka ndodhur ajo që pritej, marrja me forcë e liderit demokrat, për të deponuar në procesin gjyqësor të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Sot paradite në Bruksel, ai ka zhvilluar një sërë takimesh në Parlamentin Europian, si me kryetarin e grupit parlamentar të EDU-së, si dhe zonjën Doris Pack.

Krerët e PD, e kanë cilësuar edhe sot kërkesën e gjykatës për të marrë me forcë Berishën në sallën e gjyqit, një përpjekje për të çuar deri në fund falsifikimin e procesit Hajdari. Sipas tyre, Berisha i ka dorëzuar të gjitha dosjet me të dhëna prokurorisë, e cila i shiti ato në media. Kështu që ai nuk ka pse të shkojë në gjykatë e aq më tepër me forcë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego

/tvklan.al