Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se bleu vota, jo vetëm përmes dy bonuseve të shpërndara për pensionistët, por edhe përmes pagesave për personat me aftësi ndryshe.

“Krimi elektoral i Edi Ramës nuk ka të ndalur. Si për pensionistët dhe 200 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre.”

Provat e publikuara nga Partia Demokratike, sipas Berishës, do mjaftonin që SPAK-u të vinte para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.

“Për çdo gjykatës e prokuror me minimumin e dinjitetit dhe integritetit, këto do ishin super prova. Por këto s’janë për Altin Troplinin, kreun e SPAK-ut. Ky është avokat i krimit elektoral pas Ramës, përgjegjës për farsën elektorale.”

Ndaj dhe zgjidhjen nuk e sheh në dyert e drejtësisë, por në sheshe me qytetarët.

“PD do bëjë gjithçka të mobilizojë qytetarët për votën, jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.”

Edhe në këtë dalje, paralajmëroi se shtatori do jetë i nxehtë për opozitën, e cila tha se nuk heq dorë nga kushti i saj.

“Largimi i Ramës është kusht i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.”

Tv Klan

/tvklan.al