Kryedemokrati Sali Berisha ishte paraditen e kësaj të hëne, 6 prill, në Prokurorinë e Posaçme AntiKorrupsion në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, për dosjen “Partizani”.
Nuk qëndroi gjatë brenda SPAK, ndërsa vijoi me akuzat e tij në drejtim të prokurorit Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka.
Tha se për ta ka një mbiemër të ri, Maneka…
“Altin Maneku Troplini! Altin Troplini merr edhe një mbiemër të ri, të denjë për të dhe ky mbiemër është manaku. Mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të pluralizmit dhe votës së lirë të shqiptarëve. Drejtësia vonon, por nuk harron!”, u shpreh Berisha për ish-kreun e Strukturës së Posaçme.
Kryetari i PD-së akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama apo drejtues të KLP-së se kanë mbrojtur një person të dënuar në Greqi, duke e shpallur të pafajshme në mënyrë të dyshimtë, referuar gjyqtares Gjoka.
Sipas tij, ajo kishte falsifikuar dokumente dhe kombësinë, gjë që nuk u mor parasysh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Shtoi se Dumani ka hapur dhe mbyllur çështjen në mënyrë të dyshimtë, me qëllim fshejen e dënimit të mëparshëm. Berisha e përshkroi këtë rast si një akt unik të shkeljes së ligjit dhe mbrojtjes së krimit, duke treguar, sipas tij, fytyrën e vërtetë të institucioneve të drejtësisë në vend.
Vuri në dukje po ashtu se ky vendim bie në kundërshtim me praktikat e mëparshme gjyqësore, ku dënimet jashtë vendit janë konsideruar të vlefshme për vendimet brenda Shqipërisë.












Botërori 2026 