“Është kodi i karteleve të drogës”. Kështu e ka cilësuar kryetari i PD-së, Sali Berisha, draftin e Kodit të Ri Penal. Në konferencën për mediat, kryedemokrati thotë se kodi i ri parashikon dënim me burg për qytetarët që parkojnë automjetin në mënyrë të gabuar, ndërsa liron nga qelia të dënuarit përjetë edhe pse kanë kryer krime të rënda.
Sali Berisha: “Dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici pijanec apo të droguar, ndërkohë që një zyrtar i lartë duhet të vjedhë qindar milionë që të marrë dënimin që meriton, vrasësit serial i nxjerr nga dënimi I përjetshëm dhe u jep një shans të dytë.”
Thotë se në draftin e kodit të ri janë rikthyer edhe nene të cilat përdoreshin në Kodin Penal në sistemin komunist.
Në një kohë që PD është e pafuqishme për ta ndaluar miratimin në parlament me forcën e kartonëve, Berisha paralajmëron të tjera forma për ta kundërshtuar.
Pati një përgjigje edhe për zërat brenda PD që kërkojnë një analizë të thellë të partisë pas humbjes së zgjedhjeve.
Berisha thotë se PD është drejt finalizimit të denoncimeve, të cilat tregojnë, sipas tij, se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe një farsë zgjedhore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 