13 nëntor 2026– Demokratët kanë bërë publike propozimet për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha në themel të së cilës qëndron ndarja e partisë nga shteti.
Nga mbledhja e grupit, Sali Berisha se fsheu skepticizmin për fatin e kësaj reformë, sikundër ajo territoriale, duke akuzuar mazhorancën për njëanshmëri në proces.
Përpara të vetëve, kryedemokrati tha se yll polar në këtë reformë selia blu kanë ndjeshmëritë e aleatëve, duke nisur nga ndryshimi I sistemit dhe listat e hapura për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, me një prag konsensual 2-3%.
Për të kënaqur të vegjlit demokratët propozojnë lista të hapura edhe për partitë brenda koalicionit.
Në draftin e saj, Partia Demokratike prek edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sa i përket votimit dy janë propozimet e demokratëve.
Në morinë e propozimeve të paketës ligjore me më shumë se 45 nene, Partia Demokratike ka propozuar edhe masa e sanksione shtrënguese lidhur me atë që e cilëson si rekomandimin kryesor që duhet përmbushur të OSBE-së për ndarjen e partisë nga shteti.
Sa i përket votës së diasporës propozohet gjetja e mënyrave të reja të zbatimit, ndërsa hiqet dorë nga kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve me dy raunde, e cila sipas opozitës do të kishte vlerë në rast se ato do të organizoheshin vetëm nga një qeveri teknike.
Ndërsa në orët e pasdites nga Kukësi ku vijoi turin e tij të Ripërtëritjes, Berisha ripërsëriti thirrjen për bashkim të të gjithë spektrit opozitar me qëllim rrëzimin e qeverisë.
TV Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 