I sapo kthyer nga Austria, ku mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane, Sali Berisha tha se kishte marrë mbështetjen në raportin e miratuar në Vjenë për krijimin e një qeverie teknike në Shqipëri. Sipas kryedemokratit, në raport evidentohet farsa elektorale, korrupsioni në nivele të larta, e deri tek kapja e shtetit dhe drejtësisë.
Krahas qeverisë teknike, Berisha u shpreh se Partia Popullore Europiane dha mbështetjen e saj edhe për protestën qytetare përmes miratimit të një rezolute.
Kryedemokrati nuk la pa komentuar edhe reagimin e Policisë së Shtetit në protestën e së martës para Parlamentit. Akuzat ndaj Kryeministrit, Berisha i vijoi edhe në një tjetër aktivitet, ku ftoi gjeneratën Z të mos ndalet në misionin e saj për shembjen e asaj që e cilëson diktaturë autoritare të instaluar në vend nga Edi Rama.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 