Në një konferencë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar emrat e drejtuesve të Grupit Parlamentar të PD.
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të jetë Gazment Bardhi. Nënkryetar vendosi që të jetë Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Sekretare e Grupit Parlamentar Elda Hoti.
Ndërsa nënkryetar Kuvendi do të jetë Agron Gjekmarkaj dhe Ledina Aliolli do të jetë zëdhënëse e Grupit.
“Në konstituimin e kryesisë së grupit parlamentar, është menduar dhe në tërësi është kërkuar që të mos ketë dublikime funksionesh dhe të këtij parimi duhet të mbahemi sepse është i drejtë.
Ndaj dhe mendoj se kryetar i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira. Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë.
Për nënkryetarë të grupit parlamentar, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, dy të rinj me formimin e tyre politik, me kontributet e tyre.
Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer me përgjegjësi të madhe edhe si deputete edhe si sekretare dhe zëdhënëse, Ledina Aliolli.
Sot, thashë të konsituojmë grupin. Nesër ose pasnesër, do të miratojmë bashkë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj“, tha Berisha.
/tvklan.al












Botërori 2026 