Protesta e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë vetëm fillimi i rezistencës për të rrëzuar qeverinë Rama, thotë Sali Berisha në komunikimin me ndjekësit e tij këtë të shtunë.
Ai nuk përjashton as nisma të tjera paralele me protestat në shesh, që mund të shkojnë deri në akte ekstreme të ngujimit.
“Edhe ngujimi i grupit parlamentar, është një akt i mundshëm. Asgjë nuk përjashtohet.”
I pyetur nëse ka ardhur momenti për t’u shkrirë SPAK-u, kryedemokrati kthehet pas në kohë për të kujtuar një bashkëpunim të hershëm me Altin Dumanin për të luftuar së bashku korrupsionin. Episodi e sjell si dëshmi që ai ka mbështetur dhe mbështet çdo njeri të ligjit, por denoncon po këta njerëz kur bashkëpunojnë me regjimin për ta mbajtur këtë të fundit në këmbë.
“Aty nga viti 2007 ngritëm një task-forcë, unë zgjodha të majtin Altin Dumanin për ta kryesuar. E zgjodha me qëllim të majtë, të priste pa asnjë lloj hezitimi drejt administratës cilido që shkelte ligjin.”
Të njëjtat akuza ka dhe për Gjykatën Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion.”
Duke artikuluar akuzat për korrupsionin qeveritar, Berisha thotë se kjo javë që po mbyllet ishte java e zbulimeve të mëdha.
“Pronare e 300 apartamenteve”
Sali Berisha tregon se standardi i qeverisë së tij ishte dorëheqja kur kishte një akuzë nga drejtësia, ndryshe nga bashkëpuntorët e Edi Ramës.
Kur u pyet për pasardhësit e tij në krye të partisë, Berisha përjashtoi çdo mundësi për t’u përcaktuar vete, duke mohuar se dhe Lulzim Basha ishte i përzgjedhuri i tij.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 