Të vetëve nga mbledhja e grupit parlamentar Sali Berisha u kërkoi angazhim maksimal në mbështetje të protestës qytetare që ka hyrë në ditën e 53-të.
“Ndaj miq duhet mbeshtetur, e ka vendos Ramën në agoni. Zero ndikim nga opozitarët e opozitës. Berisha në burg, PD e shitur zero, asnjë pengesë sepse ata që i thonë këto bëjnë punën e Ramës në protest”, tha Berisha.
Kryeministrin e akuzoi se po bën gjithçka kundër tubimeve, duke përdorur policinë, SHISH-in dhe administratën për shuarjen e tyre.
“Angazhim i policisë krimianle dhe SHISH që bashkërendon gjithë praktikat me Beogradin ka mobilizuar mijëra rrogëtarë, punonjës të adminstratës shtetërore në krijimin e llogarive false në rrjetet sociale për të demonizuar protestën dhe protestuesit për t’ua ulur shikueshmërinë për ti ul algoritmin që ia kontrollonte sipas tij Irani“, tha Berisha.
Ndryshe nga kryeministri që rënien e turizmit ia faturon imazhit negativ që thotë se ka ngjallur në arenën ndërkombëtare protesta, Sali Berisha pretendon të kundërtën.
Sipas tij narkoeuro dhe qëndrimi i Edi Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë së Veriut që iu bashkuan tubimeve të qytetarëve janë arsyeja e vetme e braktisjes së rivierës shqiptare nga turistët e huaj për këtë sezon.
Me shqetësim kryedemokrati foli edhe për reformën territoriale, duke paralajmëruar aksion të ashpër opozitar.
Sipas Berishës përmes hartës së re territoriale, kryeministri synon shpopullimin e vendit duke e ulur me të paktën 20 numrin e bashkive nga 61 që ka aktualisht.
/tvklan.al












Botërori 2026 