Kryetari i PD, Sali Berisha priti në selinë blu një mision faktmbledhës të PPE për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë takim i cili zgjati për rreth dy orë ky mision është njohur nga afër mbi pretendimet që PD ka për parregullsitë. Në përfundim të takimit, Berisha zbuloi temat kryesore që foli me përfaqësuesit e partive popullore evropiane.
“Temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet. Aty u bë një ekspoze, u diskutua për narkoshtetin, për asgjësimin e sistemit të drejtësisë, por nuk mund të hyj në detaje. Nga ky komision shumë i rëndësishëm presim rekomandime dhe një mbështeteje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira”
Para gazetarve, Berisha foli dhe për rrugët e shembura në juglindje të vendit, duke fajësuar qeverinë Rama.
“Të gjitha rrugët e ndërtuara prej tyre, të shkatërruara. Dëshmi e dështimit të plotë, total për shkak të vjedhjes së të gjitha investimeve. Kam shqetësimin më të madh për dhjetëra dhe qindra të sëmurë, të zonës Juglindore, të cilët kanë procedurat e mjekimit në Tiranë dhe që sot mbetën pa mjekim”
Teksa e cilëson organizat kriminale, kreu i demokratëve shprehet i bindur se PS do të votojë në parlament kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit Belinda Ballukut.
“Ajo parti i ka faktuar shqipëtarve që është matriks i krimit në Shqipëri. Ajo parti ka krimin, substancën, shpirtin dhe mendjen e vet.”
Thotë se skenari i protestës së 28 shkurtit do të jetë ndryshe nga të tjerat, por nuk zbulon detaje nga skenari.
“Kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Të gjitha format janë në konsideratë. Kjo është vetëm protestë, të kemi vetëm protestë.”
PD ka intensifikuar aksionet në terren duke zhvilluar 3 protesta kombëtare brenda dy muajve, ku nuk kanë munguar molotovët në drejtim të policisë dhe disa institucioneve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 