Sali Berisha është i bindur se 2026 do t’i rezervojë edhe kryeministrit Rama të njëjtin fund si dy diktatorëve atij Maduro në Venezuelë dhe regjimit të Ajetollahëve në Iran.
“Ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton. po ecën drejt grushtit të shtetit. Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.
Nga foltorja parlamentare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” qytetarët i ftoi t’i bashkohen protestës kombëtare të 24 janarit, ndërsa bëri thirrje për krijimin e një fronti sa më të gjerë opozitar.
“Ndaj dhe më 24, të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve”, tha ai.
Më herët gjatë konferencës për shtyp kryedemokrati denoncoi projektin teknologjik te Durana Parkut si skemën më të madhe të mashtrimit në bashkëpunim me krimin e organizuar.
“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.Çfarë është Troplana?Se dihet që çdo centimetër territor në Xhafzotaj është në kontrollin e pamëshirë të Troplinëve. Troplana është një zonë virtuale e lirë.Kompanitë e regjistruara në Troplana janë të shpërndara në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, nuk kanë asnjë lidhje, asnjë aktivitet në Xhafzotaj, asnjë punësim. Por ato kanë dy avantazhe, kanë një reduktim të madh të taksave gjer në absurditet. Ato i paguajnë shtetit një taksë krejt të parëndësishme, 5 përqind.Taksat e vërteta ato ia paguajnë Edi Ramës, Armand Frangut nëpërmjet Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Pra në këto livadhe dhe ara të Xhafzotajt, që në pamje të parë sheh njeriu vetëm bar, këtu vidhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro në vit”, tha Berisha.
Berisha pohoi se grupi parlamentar demokrate ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin për procedurën e zgjedhjes së Avokatit te Popullit, Endrit Shabani.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 