Në një intervistë për Klan News, kryedemokrati Sali Berisha kritikoi paketën fiskale që do të miratohet të mërkurën nga qeveria, duke e cilësuar me pasoja negative për bizneset dhe investimet e huaja në vend.
Dëmtohen në uljen e nivelit të xhiros nga 10 milionë, në 5 milionë për TVSH. Ata dëmtohen shumë në taksën e dividendit, e cila pothuajse dyfishohet. Dëmtohen në rritje e TVSH-së. Kjo është një goditje e rëndë që marrin bizneset dhe investimet e huaja.
Ndërsa rikonfirmoi mbështetjen për protestën e studentëve, Berisha iu përgjigj kritikëve që thonë se pjesëmarrja e demokratëve e vret atë.
“Falangat e Edi Ramës, që janë aty për ta ‘vdekur’ protestën, dalin me tezën dhe thirrjen ‘Rama në burg’, ‘Berisha në burg’, nuk ka mashtrim më të madh se kjo që të thuash pozita dhe opozita janë njëlloj.”
Një koment Berisha e ka edhe për qëndrimin e Ramës se faktorë të huaj janë të përfshirë në protestat e dhunshme në Tiranë.
“Rama flet si etërit e tij, që gjen ‘të këqijtë’ jashtë vendit. Kjo, sepse nuk pranon dot barbarinë e kryer mbi studentët. Por, Rama do ta paguajë. Ne si PD respektojmë pronën private. Dora e zezë e Edi Ramës kontrollon edhe drejtësinë e re.”
Për kryeministrin thotë se ka vetëm dy rrugë.
“Ka dy rrugë, si Çaushesku ose padroni në Beograd. Tani i iku koha atij! Nuk ke parë në Shqipëri, djem dhe vajza që kanë dalë në protestë.”
Ndërsa kritikoi ashpër sjelljen e forcave të policisë në protestë, Berisha foli edhe për protestën e 21 janarit 2011, për të cilën tha se bazohej mbi një video të montuar.
“Në 21 janar, policia mbajti qëndrim ligjor, 120 policë janë plagosur atë ditë dhe efektivët kanë marrë përgëzime nga gjithë ndërkombëtarët. Armët e zjarrit janë përdorur në përputhje me ligjin. Në atë kohë ka qenë prokurore një kundërshtare e imja.”
Mohoi se PD-ja ka standard të dyfishtë kur bëhet fjalë për çështjet e drejtësisë. Berisha shprehu mbështetjen për lista të hapura për deputetët. Ndërsa, i pyetur nëse do të japë dorëheqjen nëse Rama e bën diçka të tillë, kryedemokrati dha këtë përgjigje.
“Mos krahasoni të pakrahasueshmen!”
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 