Për hapjen e aksit të ri Thumanë-Kashar ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai akuzoi Ramën për diskriminim të veriut pasi rruga me pagesë do të shtojë kostot për banorët dhe turistët.

“Për qarkun e Kukësit, qarkun më të varfër të kontinentit, i cili është rreth 38-40 vite mbrapa me të ardhura me Tiranën, kjo është taksa e dytë që ata duhet të paguajnë pas taksës së Rrugës së Kombit. Por nga ana tjetër kjo taksë, është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova, të cilët së bashku me ata që vijnë nga Mali i Zi, Muriqani dhe Hani i Hotit dhe nga Europa në këto akse, përbëjnë mbi 70% të turistëve që vijnë në Shqipëri”, tha Berisha.

Tv Klan