Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se në shkelje flagrante të ligjit themeltar të shtetit refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar dhe mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Sipas kreut të demokratëve këto shkelje të kreut të qeverisë po kalojnë në heshtje nga ana e presidentit Begaj, që duhet të ishte garant i Kushtetutës.

“Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në germën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës. Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshetas është personalisht i përfshirë”, tha Berisha.

Sipas Berishës këto akte dëshmojnë fytyrën e vërtetë të Reformës në Drejtësi, ndaj ai garanton qytetarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë së saj janë objektiv madhor për Partinë Demokratike.

Tv Klan