Nga SPAK-u ku ishte në zbatim të masës “Detyrim Paraqitje” Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se ka qënë i pranishëm në takimin e Arubës në vitin 2019 në prani të krerëve të narkotrafikut.
“Edi Rama, se tani më thonë që turisti i madh i Arubës ka qenë vetë Padrinoja. Deri tani nuk e kisha këtë të dhënë. Tani del se në dosje është vetë Padrinoja”, tha Berisha.
Por sipas Berishës mburojë e krimeve të kreut të qeverisë është SPAK-u, që e cilëson si strukturë të Partisë Socialiste.
“Ky seksion i PS kryen krim të rëndë kushtetues kur nuk heton krimin elektoral dhe e amniston atë. Shndërrohet në patericë kryesore të narkoshtetit dhe jo rastësisht mund t’u them se radhën tjetër do vij me maska antidrogë se aty qelbej drogë vendi”, tha Berisha.
Ripërsërit se do jetë në mbrojtje të kauzës së studentëve dhe se pas thirrjeve në shesh që kërkojnë largimin e tij thonë se qëndrojnë jagot e Edi Ramës.
Sa për dorëheqjen, atë thotë se e vendos vetëm anëtarësia e demokratëve.
/tvklan.al












Botërori 2026 