Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama mashtroi qytetarët duke thënë se Shqipëria ka shënuar rritje në transparencën për  prokurimet publike.

Në  konferencën për mediat kryedemokrati tha se  që nga vitit 2013 integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë.

Berisha akuzoi kryeministrin se ka përjashtuar kompanitë evropiane nga Shqipëria, ndërsa tenderat janë dhënë vetëm kompanive që janë të lidhura me persona që janë pranë tij.

Berisha pati edhe një thirrje për Parlamentin Europian.

Iu rikthyer akuzave ndaj Belinda Ballukut, ndërsa tha se pavarëisht largimit ajo vijon të jetë zëvendëskryeminsitrja në hije.

Raportimin e kryenegociatores Majlinda Dhuka në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Berisha e cilësoi si një tjetër mashtrim, pasi institucioneve të BE nuk po bëhne raportime të sakta mbi situatën në Shqipëri.

Klan News

/tvklan.al