Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se mashtroi shqiptarët kur deklaroi se nuk ka kërkuar asnjë metër tokë në Gjipe.

Përmes një deklarate ai thotë se familja Koleka ka marrë 224 mijë metra katrorë tokë pa asnjë dokument në këtë fshat turistik.

Sali Berisha: Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit. Unë do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht: A ke angazhuar, arkitektin e famshëm Ëiny Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

Tv Klan