Sali Berisha akuzoi nga selia blu Kryeministrin Rama se qëndron pas moszbatimit të urdhër arresteve për Ermal Beqirin dhe Ergys Agasin, të cilët tha se edhe pse ishin në kërkim ndërkombëtar kanë blerë avionë si dhe kanë fluturuar mbi hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE-së.
“S’ka dyshim që Ermal Beqiri u mbrojt se në shumë raste ka qenë prestonome i Ramës. Të blesh avion e të regjistrosh avionin në prill e qershor do të thotë që agjencitë e këtyre vendeve s’kanë pas asnjë njoftim që kanë dhënë certifikatat dhe mjetet e blera. Nuk ka dyshim se prokuroria dhe policia e shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do procedonin në kohën më të shkurtër për mandatet e arrestit ndërkombëtar. Por ata nuk e bënin dot sepse AKSHI ishte prona private e Edi Ramës”, tha Berisha.
Sipas Berishës i njëjti skenar u ndoq nga kreu i qeverisë edhe pas arrestimit të Beqirit nga autoritetet franceze, duke aluduar edhe për shpërndarjen e një fotoje të këtij të fundit me Presidentin francez.
“Këto ditë kanë qarkulluar foto të presidentit Macron me Ermal Beqirin, të jeni të sigurtë se atë e ka servir Rama se kurrë presidenti i Francës kurrë s’mund të kishte foto me nje eksponent të tillë“, tha Berisha.
Pa komentuar Berisha nuk la edhe zgjatjen e hetimeve për ish-zvkryeministren Balluku, duke vënë në pikëpyetje ecurinë e procesit.
“Qytetari dixhital më njofton se kanë filluar ndërtimin e një mini-materniteti në SPAK. Kur të shkoj herën e fundit do të bëj inspektimin dhe ta verifikoj a është e vërtetë, pastaj do t’i përgjigjem pyetjes tuaj”, tha Berisha.
Edhe në këtë dalje Berisha i bëri thirrje militantëve të Partisë Demokratike të mbështesin protestën qytetare në të cilën prej 61 ditësh këkrohet dorëheqja e Kryeministrit Rama.
/tvklan.al












Botërori 2026 