Jo mbret siç propozonte me ironi René de Graaf në librin e tij për Edi Ramën, por Sali Berisha mendon se ai është shfaqur në librin e 60 arkitektëve të huaj “Dosjet Shqiptare” si një sulltan.
“E vërteta është se ai flet për inkuizicion për protestën dhe intelektualët që kanë shkruar, por në realitet ai libër dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër Edi Ramën një Sulltan të një Sulltanati të shekujve më parë, në të cilin vendi është tërësisht pronë personale e tij.”
Kryedemokrati e sheh librin rozë të “The Albanian Files” si dëshmi e qeverisjes pa transparencë, që Rama e trajton si një pashallëk apo një bajrak të tij dhe të ngjashmit e tij thotë se ka Enver Hoxhën.
“Përpiqet, rreket të paraqesë emra, studio e të tjerë si mburojë, por në fakt dhe këtu harron se njerëzit kanë në memorien e tyre, në kulturën e tyre raportet më të shëmtuara me diktatorët, me despotët në kohëra që i kanë pasur arkitektët dhe kjo kështu ka qenë edhe në diktaturën hoxhiste.”
Për këtë botim Berisha doli në konferencën javën e shkuar dhe thotë se dy janë momentet kyçe ku do të ndalet analiza që duhet të çojë më pas një hetim nga drejtësia ndërkombëtare për milionat e eurove që kanë qarkulluar për zbatimin e projekteve në ndërtim në Shqipëri.
“Ato 523 projekte të paktën duhet të jenë paguar me miliarda euro për hartimin e tyre.
Kush i ka paguar këto projekte? Cili është burimi i parave të këtyre projekteve?
Ftoj Eurojust-in, ftoj Interpol-in, ftoj Europol-in të hetojnë fillimisht burimin e pagesave në këto studio.
Së dyti, Edi Rama në atë libër ka interesa familjare, ka plaçkitur në kundërshtim me të gjitha ligjet kanionin e Gjipesë dhe ka vendosur aty hotelin e fildishtë, të qelqtë mbi kanion.”
Kryedemokrati e përshëndet dhe e cilëson si dinjitoz reagimin e protestës ndaj librit të arkitektëve për projektet e zbatuara apo që janë ende në fazën e ideve që presin të shqyrtohen.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 