Pavarësisht dritës jeshile që ekspertët e 27 vendeve anëtare të BE-së dhanë për raportin e vlerësimit të standardeve të përkohshme, Sali Berisha thotë se IBAR-i u ndryshua seriozisht për shkak të sjelljes së qeverisë ndaj korrupsionit dhe drejtësisë.
“IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit. Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm.”
Ripërsëriti mbështetjen e Partisë Demokratike në procesin e integrimit, që tha se duhet të jetë i bazuar në meritë.
“Ne besojmë se ky proces duhet të bazohet në meritë. Vetëm një proces i bazuar në meritë u garanton qytetarëve tanë liritë dhe të drejtat e njeriut, një drejtësi të pavarur, një ekonomi funksionale tregu dhe ‘acquis communautaire’ për vendin.”
Deklaratat Berisha i bëri në tryezën “Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për integrimin”, ku tha se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë dhe se krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik në vend.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 