“Protesta dhe mbështetje për kandidatët për fitoren me 14 Maj”
Protesta dhe përgatitje për fitimin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Këto do të jenë rrugët e revolucionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama. Ata u bënë publike nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbedhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Sipas tij revolucioni ka hyrë në një fazë të re.
Sali Berisha: Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund t’u japim.
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvillimet demokratike të Dhjetorit 1990 duhet të jetë udhërrëfyesi për këdo opozitar edhe në ditët e sotme.
Sali Berisha: Në qoftë se ne besojmë idealet tona, nëse ne pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD-në, të shpëtojmë Shqipërinë. Ne përmbushim këtë mision kur të bindim shqiptarët se ky është një revolucion i shqiptarëve, nuk është partiak.
Duke iu rikthyer çështjes Mcgonigal, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama nuk do t’i shpëtojë hetimit në Shqipëri.
Sali Berisha: Ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet, edhe në Shqipëri sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’. McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka.
Berisha gjithashtu kërkoi që të zhvillohen takime dhe për organzimin e protestës së 3 Marsit.
Tv Klan