Ndryshe nga optimizmi i qeverisë për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian brenda vitit 2027, Sali Berisha foli për vendnumëro të procesit të integrimit. Arsyeja, sipas kryedemokratit, është bllokimi i raportit të IBAR-it nga vendet e unionit, pas rrëzimit nga parlamenti të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Tryezën e organizuar nga kryeministri lidhur me ecurinë e këtij procesi e sheh si propagandë, ndërsa shifrat e publikuara i cilëson trillime të fabrikuara nga brenda e jashtë vendit.

Përballë momentit kritik në të cilin tha se ndodhet vendi, shqiptarët i ftoi të marrin në dorë fatet e veta. Akuzat ndaj kryeministrit i vijoi edhe gjatë një takimi me koordinatorët dhe drejtuesit politikë të Partisë Demokratike.

Nga të vetët kërkoi organizim, duke i kritikuar për apatinë ku tha se kanë rënë strukturat e partisë që drejton. Përgjigje dha edhe për të përjashtuarit nga radhët e demokratëve.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë kur brenda 30 prillit në Partinë Demokratike duhet të ketë përfunduar procesi i zgjedhjes së krerëve të degëve dhe më 23 maj anëtarësia do të zgjedhë me votë kryetarin e saj të ri.

Tv Klan

/tvklan.al