Një ditë pas protestës së 22 marsit, Sali Berisha paralajmëroi nga selia blu përshkallëzim të aksionit opozitar në mbarë vendin.
“Regjimi do të përballet në të 4 anët e vendit me qëndresën e fuqishme popullore. Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën. Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët, për narkozyrtarët shqiptarë gjer me rikthimin e votës së lirë, shtetit ligjor”, tha Berisha.
Edi Ramën e akuzoi se përdori dhunë ndaj protestuesve, ndërsa e cilësoi inskenim të kryeministrit dërgimin në spital të disa efektivëve pas lëndimeve në tubimin e opozitës.
“Kishin çuar 5 policë dhe i kishin shtrirë në ato shtretër, por ata nuk kishin gjë. I zhveshën mjekët, se isha unë atje dhe nuk kishin asnjë plagë, asnjë gjë. Shkoi ky sharlatani për të thënë dhe Rama u bëra unë gati të nisem për t’u treguar shqiptarëve se këta po gënjenin, po mashtronin, policët ikën, nuk qëndruan se nuk donin të bëheshin kukulla në një skenar të turpshëm. Nuk kishin asnjë gjë. Shkova e takova mjekët, nuk kishte asgjë të regjistruar. duan të shpikin. “
Një përgjigje pati edhe për amabsadësn gjermane, e cila dënoi aktet e dhunës në protestë.
“Në kushtet e një grushti shteti janë të ligjshme të gjitha mjetet, por ne qëndrojmë tek mjetet paqësore. Dhunë e tmerrshme ndaj këtij populli është bllokimi i drejtësisë për arrestimin e Lubi Ballukut për shkak të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. dhunë e tmerrshme është lëvizja e lirë e Ergys Agasit dhe thuhet edhe vizitat e tij në Surrel, për të cilat duhet të bëhet hetim. Këto janë dhunë e tmerrshme ndaj një populli, se janë dhunë ndaj ligjeve, ndaj Kushtetutës, ndaj themeleve”.
Prerazi përjashtoi që në 23 maj në garën për kreun e ri të kësaj force politike rival të ketë Ervin Salianjin, i cili sipas tij u vetëpërjashtua nga partia.
“Është i vetëpërjashtuar. E birësuan, po të mos birësohej, do ishte ai. Ai zgjodhi vetë birësimin, iku, mori fund.“
I vendosur për ta çuar deri në fund misionin për largimin e Edi Ramës u shpreh edhe në foltoren e përjavshme para Kryeministrisë, ku gjithashtu shprehu bindjen se kryengritja paqësore do ta kthejnë opozitën në pushtet.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 