Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu sqaroi se pse i përfshiu në listat e mbyllura njerëzit, të cilësuar si besnikë, duke jashtë tyre disa prej kandidatëve që rezultuan si më të votuarit në Primaret në partinë më të madhe të opozitës.
“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo…Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre. Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit.”
Lideri i opozitës mohoi që në listë mungojnë të rinjtë, teksa sa i përket qarkut të Tiranës, tha se hartimi i listës kishte një specifike e veçantë pasi u përfshinë aleatët dhe drejtuesit e forumeve të PD-së.
“Në listë nuk besoj se Xhaferri, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Erisa Xhixho nuk janë të rinj. Kemi një fluks të shtuar të forumit dhe deputetëve brain grain, janë potenciale të mëdha në qeverisjen e PD-së. Është e afërt dhe reale. Kanë një aktivitet konstant dhe janë bërë me zë në PD.”
Partitë e reja, i cilësoi si opozita e opozitës, duke theksuar se vota për ato shkon për Edi Ramën, teksa sulmoi Agron Shehajn se ka vjedhur databazën e Anëtarësisë së PD-së.
“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike.”
Pyetjes se pse kërkon një mandat të tretë, kur i pati dy mundësi, Berisha dha këtë përgjigje.
“Absolutisht jo për ambicien e tij për pushtet, para, luks sepse unë more të nderuar… më datë 26 Qershor 2013 i kam thënë Mirupafshim dhe kam dalë anash, jo me ndonjë keqardhje të madhe.”
Ndërsa zbuloi rolin që do të ketë në fushatë, këshilltari amerikan La Civitas.
“LaCivita do vijë këto ditë kur të hapet fushata dhe ne jemi në komunikim të përditshëm online me të. Nuk është lobist. Ai është bashkëkryetari i Komitetit Kombëtar Republikan.”
Ndërsa nuk munguan as batutat për bufin që është kthyer në një simbol të replikave mes Berishës dhe Ramës.
“E rrëzoi vetë, e shtyu dikush nga mbrapa.. Duket haptas! Duket, duket…Ai nga fobia që fitoi nga gazetarët, gjeti një mënyrë për t’i përjashtuar, kurse kjo është një teknikë banale e njohur, me të cilën do të mbulojë gjithë dështimin e tij, të mbulojë lidhjet e tmerrshme me krimin që i janë zbuluar, abuzimet…”
Berisha theksoi se PD nuk eshte më ajo parti e mbijetesës, por në një fazë sulmi me vizionin e partisë që ecën drejt fitores.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 