Nën shembullin e opozitës dhe studentëve serbë, Berisha u shtrin dorën të gjitha partive opozitare të bashkohen jo vetëm për protestën e thirrur të shtunën, por për një bashkëpunim më tërësor për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Por për ata që nuk i përgjigjen kësaj thirrjeje për t’u bashkuar në një koalicion apo që vendosin kushtet që vetë ai të mos jetë në krye të PD-së, Sali Berisha ka një emër dhe një arsye përse refuzojnë.

Sa i takon protestës kombëtare të thirrur për të rikthyer edhe këtë të shtunë demokratët në protestë për të mbështetur studentët, Berisha, në takimin e zhvilluar në mbrëmje me kryetarët e degëve të PD-së, kërkon të tregojnë forcë për të përshkuar së bashku kilometrat e fundit drejt fitores.

Berisha nuk komentoi progresraportin apo udhërrëfyesin e Komisionit Europian për Shqipërinë, por solli një histori që tregon, sipas tij, mbështetjen e ambasadorëve për regjimin e Ramës, pavarësisht se i kanë para syve faktet e narkoshtetit të tij.

Berisha i komenton si të urdhëruara nga Rama gjobitjet e disa TV-ve nga AMA për komentet e bëra nga të ftuarit gjatë emisioneve live, shenjë kjo, sipas tij, e dëshpërimit në rrokullimë e sipër të Ramës.

Tv Klan

/tvklan.al