Demokratët janë shumë të kujdesshëm dhe nuk japin detaje për startegjinë që do të ndiqet në protestën kombëtare të datës 7 Tetor. Vetë Sali Berisha pohon që s’do të ketë fjalime, por do të demostrohet mosbindje civile.

Sali Berisha: Skenarin e saktë të protesës do e merrni vesh ditën e hënë në orën 18:00. Është konceptuar si një protestë në të cilën qytetarët i tregojnë regjimit që janë zotër të këtij vendi. Ditën e hënë, fjalën e kanë qytetarët, ata janë zotët e Tiranës. Qytetarët do shprehin revoltën e tyre më të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Berisha nuk pëlqen të vendosë shenjë barazimi mes 21 Janarit kur socialistët protestuan poshtë zyrës së tij si kryeministër, ku ngelën të vrarë 4 protestues dhe protestës së 7 Tetorit që thotë se do të arrijë objektivin për krijimin e qeverisë teknike. Gjithsesi ka një ultimatum për Policinë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre.

Berisha u pyet në konferencën e tij virtuale dhe për mesazhet kërcënuese të ardhura në telefonin e Gazment Bardhit që ai vetë i dononcoi në SPAK. Kryedemokrati mohon në mënyrë kategorike që Bardhi të jetë finacuar për fushatë nga Elvis Martinaj.

Sali Berisha: Fabrikim i nisur nga “Skapi” i partisë dhe zyrat e Ramës. Drejtësia të sqarojë zhdukjen e Vis Martinit.

Sali Berisha u mor gjatë me SPAK-un që ai vazhdon ta akuzojë se është vegla e Edi Ramës.

Tv Klan