Arsyet që shqiptarët t’i bashkohen protestës së thirrur prej opozitës pasditen e kësaj të premteje, Sali Berisha thotë se janë të panumërta.

Veç korrupsionit qeveritar, Berisha rendit si një arsye të qenësishme për të protestuar largimin e kësaj qeverie, çmimin e naftës dhe heqjen e këtij produkti nga skema e mbështetjes për fermerët.

Një tjetër arsye, kryedemokrati sheh kapjen që Rama i ka bërë medias duke e vendosur kundër opozitës, siç ndodhi, thotë ai, me rastin e djegies së pallatit.

Kreu i Partisë Demokratike, që nuk e zbuloi skenarin e protestës së sotme, garanton se ajo do të jetë paqësore.

Tv Klan

/tvklan.al