Kreu demokrat Berisha tha se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën konfirmim të denoncimeve të bëra prej opozitës. Sipas tij, raporti sanksionon përjashtimin e opozitës dhe qytetarëve nga procesi i integrimit.

Berisha theksoi se janë tetë rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 që denoncojnë situatën në Shqipëri, ndaj përsëriti apelin për protesta. Berisha deklaroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Tv Klan

/tvklan.al