Qeveria vijon ndëshkimin e qytetarëve duke mos përgjysmuar taksën mbi karburantin. Kështu është shprehur kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët. Kryedemokrati tha se çmimi i naftës po rrit çmimet e produkteve ushqimore, ndërsa dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë fermerët dhe pensionistët.
Kreu i demokratëve tha se akti i parë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet do të jetë ulja e ngarkesës fiskale në nivele të barabarta me Maqedoninë dhe Kosovën.
Berisha tha se PD do të prezantojë platformën e saj për uljen e çmimeve, e cila si pikë kryesore ka uljen me 6% të TVSH-së për ushqimet e shportës.
Teksa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 17 prillit, lideri i opozitës tha se protesta e radhës do të ketë si kauzë uljen e çmimit të naftës në vendin tonë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 