“Sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”.
Kështu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e komentoi vizitën e kësaj të hëne të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.
“Me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte publike, ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj”.
Berisha shprehu sërish mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë, por tha se fajtor për këtë situatë është edhe Edi Rama.
“E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vetë Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën”.
Të dëmshëm e quajti edhe fjalimin që Rama mbajti në Këshillin e Europës në maj të 2023-it.
“Edhe sot, në histerinë e tij, duke anatemuar vendet demokratike që financojnë Gjykatën e Hagës, garantoj luftëtarët e UÇK-së, veteranët, familjet, se nuk ndihmon aspak të akuzuarit, ish-udhëheqjen politike në Gjykatën e Hagës. Përkundrazi, vetëm sa krijon një klimë që ata nuk e meritojnë”.
Sipas Berishës, Rama vijon të dëmtojë Kosovën me deklaratat e tij.
“Dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 