Teksa Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt, kreu i opozitës, Sali Berisha, kërkon që kryebashkiaku të dëgjohet në mbledhjen e pasdites, duke deklaruar njëherazi edhe votën e të djathtëve “pro” shkarkimit të tij.

“Erjon Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar shkarkimin dhe s’ka diskutim që vota jonë është për shkarkimin, nëse Rama s’ka frikë ta le të flasë.”

Berisha është i hapur që në garën për Tiranën, përballë Ogerta Manastirliut, të vërë edhe një kandidat nga rradhët e partive opozitare.

“Ne nuk themi: o kandidatura e jonë, o s’ka koalicion me ne. Pasi të ulemi me aleatët dhe partitë opozitare, të debatohet dhe do ua japim kandidatin. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer.”

Përballë forcës numerike të maxhorancës në kuvend për të hedhur poshtë kërkesën e opozitës lidhur me shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi, Sali Berisha thotë se ka vetëm një rrugë:

“Protesta dhe vetëm protesta.”

Tv Klan

/tvklan.al