Mbledhjen e parë të grupit parlamentar për sesionin e II të kësaj legjislature, Sali Berisha e nisi me akuza në adresë të qeverisë për mosshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas zjarreve që përfshinë vendin vitin që lamë pas dhe përmbytjeve të ditëve të para të 2026-ës.
Premtoi se pas ardhjes në pushtet të demokratëve, firma e parë që do të hedhë do të jetë ajo e dëmshpërblimit të çdo familjeje e biznesi të dëmtuar nga këto fenomene, teksa tha se deputetët e grupit parlamentar po evidentojnë në terren çdo të dhënë.
Teksa pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, Kryeministrin e akuzoi për grusht shteti ndaj drejtësisë lidhur me dy dosjet, atë Balluku dhe të AKSH-it.
Për të shpëtuar nga ato që Berisha i cilëson afera, Kryeministri Rama është duke lobuar. Sipas Berishës, të gjitha aferat e qeverisë janë kushtrim për të larguar sa më parë nga pushteti Edi Ramën.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 