PD mbështet investimet e huaja, por në zonat e mbrojtura duhet të ndërtohen duke u përshtatur me mjedisin. Ky ishte qëndrimi i kryedemokratit Sali Berisha për projektin e Zvërnecit në mbledhjen e grupit parlamentar.
Edhe pse shprehet se projekti në Zvërnec zhvillon turizmin në vendin tonë, Berisha akuzoi qeverinë për mungesë transparence. Rrethimin e zonës së projektit me tela me gjemba, kryetari i PD thotë se e ka urdhëruar vetë kryeministri Edi Rama.
Berisha thotë se po bëhen përpjekje për të larguar investitorin e huaj. Tregoi edhe rezervat e tij që ka për projektin në Zvërnec.
Një qëndrim pati edhe për protestën e qytetarëve që kundërshtojnë zhvillimin e projektit në Zvërnec. Shprehu mbështetje për projektin në ishullin e Sazanit.
Kryetari i PD theksoi se për çdo projekt të madh në vendin tonë, duhet të jetë qeveria ajo që i jep garanci investitorit për projektin dhe qytetarëve u bën transparencë për mënyrën se si ky projekt do t’i shërbejë vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 