Ekipi i futbollit Besëlidhja festoi mbrëmjen e së enjtes shpalljen kampion në Kategorinë e Dytë, një sukses që konsiderohet si një hap i rëndësishëm në projektin ambicioz për ngjitjen në Superligë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se pas një sezoni të dominuar nga rezultate pozitive dhe paraqitje bindëse, skuadra arriti të kurorëzojë punën e bërë me titullin kampion, duke konfirmuar objektivat e vendosura që në fillim të sezonit.
Merita të veçanta për këtë sukses iu atribuuan futbollistëve, stafit teknik dhe gjithë drejtuesve të klubit, të cilët me përkushtim dhe punë të vazhdueshme ndërtuan një ekip konkurrues dhe fitues.
Vlerësim të veçantë mori edhe Presidenti Fusha, për seriozitetin, vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit, faktorë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e arritura deri tani.
Drejtuesit e klubit theksuan se ky sukses nuk përfaqëson fundin e rrugëtimit, por vetëm një etapë të rëndësishme drejt synimit madhor: ngjitjes dhe konsolidimit të ekipit në Superligë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 