Besëlidhja fitoi për herë të dytë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Skuadra lezhjane mundi Tiranën me rezultatin e thellë 104 – 65 në finalen e zhvilluar në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”.
Një ndeshje e dominuar nga Besëlidhja, që këtë sezon nuk njeh humbje edhe në kampionat.
Çereku i dytë ishte përcaktues për takimin, pasi ekipi i drejtuar nga Afrim Bilali realizoi 40 pikë.
Besëlidhja më pas e thelloi akoma më shumë diferencën, duke e mbyllur sfidën me 39 pikë avantazh.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Julian Hamati, i cili realizoi 20 pikë dhe kapi 13 topa nga tabela.
Në këtë sezon Besëlidhja ka fituar më herët Superkupën e Shqipërisë dhe synon titullin kampion në Shqipëri dhe trofeun e Ligës Unike.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
