Besëlidhja është kampione e Shqipërisë për sezonin e 2023-2024 në basketboll për meshkuj. Skuadra lezhjane mbylli serinë e finaleve me Teutën me rezultatin 4 – 0.

Një sukses i thellë 105 – 67 në sfidën e luajtur të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Skuadra e drejtuar nga Afrim Bilali mbylli një sezon të shkëlqyer ku pati vetëm fitore, duke festuar titullin e parë në historinë e saj.

Tv Klan