Mijëra besimtarë janë mbledhur dje mbasdite dhe gjatë natës në kishën e Shën Vlashit në Durrës. Sipas kalendarit të kishës ortodokse, data 15 gusht është dita e vdekjes së Shën Mërisë, nënës së Jezus Krishtit. Me këtë rast besimtarët e ndryshëm janë mbledhur duke u lutur së bashku për njerëzit e afërm të tyre, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, por kanë një shpresë te ringjallja së bashku me nënë Marinë.

Të pranishmit të bledhur së bashku kanë ndjekur meshën e dhënë nga priftërinjtë ortodoksë gjatë mesit të natës dhe në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që tregatrë të ndryshëm kanë përfituar nga grumbullimi i besimtarëve duke ngritur dhe çmimet e asoritmenteve të tyre që tregtonin, sidomos ushqimore. /tvklan.al

/tvklan.al