Lajme Arkiva 2003

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike Besnik Mustafaj, ka vlerësuar raportin e OSBE-së. Sipas tij ky raport ka evidentuar të gjitha problemet e procesit zgjedhor.

Besnik Mustafaj: Është shumë alarmuese për Shqipërinë dhe është në nderin e OSBE-së fakti që vihet në dukje në mënyrë të qartë në këtë raport se shteti në Shqipëri është sot rob i korrupsionit, në raport përdoret termi “state capture”, që do të thotë vërtet shtet i kapur peng, i kapur rob. Kjo është një situatë shumë e rëndë e cila e diagnostifikuar nga një organizatë prestigjioze siç është OSBE dhe ti vërë në mendime të gjithë shqiptarët, duhet ti vërë në mendime në  mënyrë të veçantë forcat politike parlamentare për ta nxjerrë vendin nga kriza./tvklan.al