Këngëtarja Beyoncé i ka dhënë leje ekipit të Kamala Harris të përdorë këngën “Freedom” gjatë fushatës së saj elektorale.

Beyoncé ende nuk e ka mbështetur zyrtarisht Harrisin që pas vendimit të Presidentit Joe Biden për tu tërhequr nga gara presidenciale. Megjithatë, dhënia e lejes së saj për të përdorur hitin “Freedom” si një këngë fushate tregon se Harris ka mbështetjen e superyllit.

Beyoncé vazhdimisht në të kaluarën ka mbështetur kandidatët demokratë.

Në vitin 2013, ajo këndoi Himnin Kombëtar në  inaugurimin  e Presidentit Barack Obama. Në vitin 2016, Beyoncé dhe bashkëshorti i saj Jay-Z dhanë një koncert për  Hilary Clinton  në Cleveland në Ohio.

“Freedom” një bashkëpunim  me Kendrick Lamar, është pjesë e albumit  “Lemonade” të Beyoncé të vitit 2016. Kënga e nominuar për Grammy u bë himn në shumë demonstrata pas vdekjes së George Floyd në 2020.

Klan News