Është normale që protagoniztët e botës së showbizit të kenë në pronësi një biznes fitimprurës. Më të zakonshme janë bizneset në fushën e modës dhe veshjeve, siç Kim Kardashian ka markën e saj të të brendshmeve Skims apo Rihanna me Savazh end Fenti.

Famën e saj për të përfituar si sipërmarrëse ka nisur ta shfrytëzojë edhe ylli i R&B, Beyonce.

42-vjeçarja po hyn në biznesin e alkoolit dhe është duke themeluar një brand luksoz uiski, që sipas mediave amerikane ka në plan ta emërtojë “Sër Dejvs”.

Këtë emërtim ia ka dhënë për nder të stërgjyshit të saj Dejvs Houg, i cili ishte adhurues i uiskit. Në periudhën e Prohibicionit në Shtetet e Bashkuara, në fillim të shekullit të XX, ai fshehu disa shishe pranë disa pemëve në fermën e tij, të cilat u gjetën dekada më vonë.

Brandi i ri që ende nuk ka dalë në treg do të ngrihet në bashkëpunim me markën më të famshme në botë të pijes së famshme Mouet Henesi.

Tv Klan