Time: Zgjedhja e tyre, ngjarja më e madhe e këtij viti

Dyshja Biden–Harris janë shpallur personat e vitit nga revista prestigjoze Time. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Hsrris përfaqësojnë diçka historike, siç shkruan në Twitter kryeredaktori Edward Felsenthal.

Ai thotë se zgjedhja e të dyve në krye të Shteteve të Bashkuara ishte ngjarja më e madhe e këtij viti dhe të dy do të përcaktojnë rolin që vendi do të ketë në botë dhe të ardhmen e eksperimentit amerikan.

Dyshja demokrate mundi tre finalistë të tjerë, kryevirologun Anthony Fauci dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në krye të luftës kundër Covid-19, lëvizjen për drejtësi racore dhe presidentin në detyrë Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet përballë Biden.

Në vitin 2016 ishte pikërisht Trump që u shpall njeriu i vitit nga kjo revistë, pikërisht në vitin kur ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.

Time zgjedh çdo vit një person, grup, ide ose një objekt që ka pasur ndikimin më të madh për mirë ose keq në ngjarjet e 12 muajve. Vlerësimi jepet nga kjo revistë prej 93 vitesh.

Tv Klan