Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden po ndërmerr veprime ligjore për të mbrojtur emigrantët që janë pa dokumenta e që janë të martuar me shtetas amerikanë.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 500,000 emigrantë që janë të martuar me amerikane që të aplikojnë për një program emigrimi i cili do t’i mbronte nga dëbimi dhe do t’u jepte atyre mundësinë të kishin leje pune nëse kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet. Plani gjithashtu do ta bënte më të lehtë për disa emigrantë pa dokumente që të kenë më të lehtë për të marrë nënshtetësinë amerikane.

Po ashtu personat që kanë marrë një diplomë të arsimin e lartë dhe që po kërkojnë një punë në të njëjtën fushë do ta kenë më të lehtë të marrin viza pune më shpejt.

Kujtojmë se Biden e nisi mandatin si president me premtime për lehtësira për miliona emigrantë të paligjshëm. Por teksa numri i emigrantëve ka arritur në nivele historike dhe ai përgatitet për një garë  të vështirë presidenciale kundër Donald Trump, Biden në fillim të këtij muaji nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizon ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

Ky veprim u pa nga shumë analistë politikë si i ngjashëm me veprimet e ndërmarra në të kaluarën nga Trump dhe zemëroi jo pak aleatët politikë të Biden.

Klan News