Presidenti i SHBA Joe Biden, pak ditë pas atentatit ndaj Trump, në një intervistë për “NBC News” pranon se ka bërë një gabim kur u tha mbështetësve të vinin rivalin e tij në shënjestër, për të përqendruar vëmendjen në sjelljen e tij, pasi ai përdorte rregullisht retorikë që ishte nxitëse.

“Ishte një gabim përdorimi i fjalës. Unë doja të përqendrohesha tek ai. Përqendrohuni në atë që ai po bën. Përqendrohuni në politikat e tij. Përqendrohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat. Unë nuk jam ai që tha se dua të jem diktator në ditën e parë. Unë nuk jam ai që tha se nuk do ta pranojë automatikisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve.”

Më 8 Korrik, Biden, foli me disa prej donatorëve të tij më të mëdhenj dhe tha se duhej ta zhvendosnin fokusin e fushatës zgjedhore nga ai dhe performanca e tij e dobët e debatit tek ish-presidenti Trump. Disa republikanë pas kësaj deklarate fajësuan Biden për krijimin e një klime që shkaktoi atentatin ndaj Trump në Pensilvani të shtunën.

Biden komentoi edhe kandidatin e Trump, Xhejms Dejvid Vens, si zëvendëspresident duke vendosur në dukje disa nga komentet kritike që senatori Ohajos kishte bërë më parë për Trump.

“Epo, nuk është e pazakontë. Ai do ta rrethojë veten me njerëz që pajtohen plotësisht me të, të cilët kanë një historik votimi që e mbështesin atë. Edhe pse ju ktheheni dhe dëgjoni gjërat që tha Xhejms Dejvid Vens për Trump

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se ai nuk ishte i befasuar nga pushimi i një çështjeje në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Donald Trump, por ai e konsideroi vendimin “të çuditshëm”.

“Baza mbi të cilën u hodh çështja më duket e çuditshme sepse nuk jam dakord me mospajtimin e Clarence Thomas dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin.”

Biden theksoi se nuk ka asnjë hendek të rëndësishëm midis tij dhe Trump për zgjedhjet e ardhshme të 5 Nëntorit, duke vënë në dukje se sondazhet aktuale tregojnë “shumë gjëra të ndryshme” dhe konfirmuar se do të jetë në debatin e radhës me të me 10 Shtator duke mos treguar asnjë shenjë tërheqje nga gara.

Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar Demokrat në Çikago në 19 Gusht.

Klan News