Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zgjatur edhe me një vit tjetër urdhrin ekzekutiv për gjendjet të jashtëzakonshme në Ballkan.

Situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në urdhrin e nënshkruar Biden.

Tensionet etnike kryesisht në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë janë shkaqet kryesore të zgjatjes së afatit. Urdhrin është në fuqi prej 26 Qershorit 2001 kur u nënshkrua nga presidenti i kohës Xhorxh W. Bush, në kohën e trazirave në Maqedoninë e Veriut që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit  dhe është ripërtërirë disa herë me ndryshime, sipas tensioneve të kohës.

Urdhrat kanë afat 1-vjeçar dhe ky i fundit skadon më 26 qershor 2025.

Klan News