Forcimi i Lekut në raport me monedhën europiane ka ndikuar nivelin e eksporteve edhe për muajin Qershor. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, eksportet e mallrave ranë me 8.9% krahasuar me Qershorin e vitit që lamë pas duke prekur vlerën e 35 mld Lekëve.

E kundërta raportohet të ketë ndodhur me mallrat e importit, niveli i të cilave regjistrohet 2.1% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që deficiti tregtar arriti në 42 mld Lekë.

Referuar shifrave, kontribut negativ në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë dhënë grupet ushqim, pije, duhan, tekstilet e këpucët. Sa i takon importeve drejt vendit tonë kanë ardhur më tepër ushqime, makineri, materiale ndërtimi e lendë djegëse, duke rritur importet me 0.3% krahasuar me 1 muaj më parë.

Sa i perket shpërndarjes gjeografike të tregtisë së mallrave, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve janë: Kosova e Gjermania ndërkohë që rritje në importe është shënuar me Greqinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Tv Klan