Mjekët e familjes: Aplikimi më i madh për vaksinim nga të sëmurët kronikë

Ulja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është reflektuar edhe tek vizitat e qytetarëve te mjeku i familjes, por dhe te numri i kërkesave për teste në qendrat shëndetësore.

Mjeku Besar Hysi thotë se tashmë edhe simptomat që shfaqin pacientët që trajtohen në shtëpi janë më të lehta.

“Kemi rreth 30 apo 40% të rënies së fluksit të pacientëve, si për testin e shpejt dhe testet PCR. Ka rënë agresiviteti i shenjave klinike dhe ka më pak raste të pacientëve me Covid-19, duke nisur që nga fillimi i Prillit dhe në vazhdim”, tha Besar Hysi.

Sa i përketë vaksinimit, sipas mjekut interesim më i madh po vërehet te të sëmurët kronikë dhe kryesisht të gjitha grupmoshat dëshirojnë ta kryejnë injektimin pranë ambulancës dhe jo në pikën e ngritur në sheshin ‘Skënderbej’.

“Situata e vaksinimit është relativisht e mirë. Ka kërkesa nga pacientët. Ka nga ta që aplikojnë nëpërmjet e-albanias, por kontaktojnë edhe me mjekun e familjes që kanë kontakte të përdishme, për vendin dhe orën. Grupmosha 60-65 vjeç është grupmosha me sëmundshëmri kronike që i kemi dhënë përparësi sipas diagnozave. Ata me shumë diagnoza në fillim, pastaj duke zbritur ”, u shpreh Hysi.

Numri i të infektuarve aktivë në mbarë vendin ka rënë në rreth 27 mijë, nivel i njëjtë me fundin e muajit Janar. Ndërsa pikun e infktimit aktiv me rreth 35 mijë, e kemi arritur vetëm në muajt më të rëndë të pandemisë, Shkurt dhe Mars.

Klan News