Mbrëmja e sotme në Televizionin Klan do të sjellë lotarinë më të re numerike në Shqipëri Bingo 7.
Është forma më e re për të luajtur me bingo. Me anë të telefonit celular, dërgoni parashikimin tuaj numerik dhe merrni pjesë në bingon që do të transmetohet në Televizionin Klan brenda një edicioni special të programit Kutia.
Kjo lojë do të transmetohet çdo të premte në orën 20:00. Një parashikim numerik do të kushtojë 100 lekë duke dërguar parashikimin tuaj numerik prej shtatë numrash, ose duke kërkuar që sistemi të gjenerojë në mënyrë automatike parashikimin tuaj, si edhe do të nxjerrë fituesit për pesë kategoritë e çmimeve të cilët do të kenë nga tre deri në gjashtë numra fitues.
Ndërsa çmimi i madh, i cili do të jetë gjithmonë jo më pak se 5 milionë lekë të reja, do të ketë të shtatë numrat fitues të përzgjedhur nga shorteu.
Jose A. Torres: “Ky është një projekt i cili ka qenë duke u përgatitur që prej dy vjetësh. Do të zhvillohet mbi rregullat tradicionale të bingos, por do të operojë me anë të të dhënave që vijnë me SMS. Elementi i veçantë është që kombinon dy modalitete brenda një strukture kombinimi klasik të numrave bingo. Diferenca është sekuenca e goglave. Bingoja klasike operon me një sekuencë, e cila përfundon në momentin e gjetjes së numrave fitues, ndërsa ky format e vazhdon këtë sekuencë, duke dhënë edhe më shumë fitues me më pak kombinime. Po ju jap një shembull të thjeshtë. Kam një shkop dhe një karamele. Unë nuk kam shpikur asnjë prej të dyjave, por nëse unë i bashkoj ato, formoj një lëpirëse. Kështu pra, unë kam studiuar llojin e bingos dhe atë të kombinimeve numerike. I kam bashkuar ato për të sjellë këtë format të ri, Bingo 7.”
Ky format lotarie vjen si risi nga ideatori i programeve të mirënjohura, Porta e Fatit dhe Telebingo Kombëtare, dhe do të drejtohet nga moderatori i lojës televizive, Kutia, Enkel Demi./tvklan.al












Botërori 2026 