Universiteti Bujqësor është i pari universitet që ka bërë një marrëveshje binjakëzimi me një universitet europian, siç është ai Boku i Vienës, e cili do të sjell një transformim rrënjësor të këtij institucioni.

Sipas Fatmir Gurit, shefit të Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural kjo marrëveshje është një shtysë më shumë që maturantët të zgjedhin këtë universitet.

Fatmir Guri: Ky proces i cili do të zgjasë katër vite do të na mundësojë që ne tëkemi diploma universitare njësoj të barasvlershme në Shqipëri, në Vienë, në Europë me një nga vulat më prestigjioze universitare që ka sot Europa, por edhe në nivel global.

Sipas Gurit Universiteti Bujqësor falë binjakëzimit me Universitetin e Shkencave të Jetës në Vienë, synon të kthehet në një qendër reference për studentët dhe kërkimin shkencor në Ballkanin Perëndimor.

Fatmir Guri: Duke bërë këtë proces ne risim kapacitete tona, kërkimin shkencor, dhe rankimin tonë në nivel ndërkombëtarë. Studentët që duan të vazhdojnë studimet në master mund të bëjnë Bachelor në Shqipëri dhe pastaj të shkojnë në Boku për master. Pra ne jemi si një antenë e Boku në të gjithë Ballkanin Perëndimorë.

Një nga objektivat kryesore të këtij universiteti është përgatitja e studentëve për tregune punë. Shefi i departamentit Famtir Guri tha se me zhvillimin e sektorit të Bujqësisë, por edhe të agroturizmit, nevojat për persona të kulifikuar në këto fusha mbeten të larta.

Fatmir Guri: Kemi bërë një studim në të cilin studentët tanë në gjashtëmujorin e parë pasi janë diplomuar në 75-80% e tyre punësohen.

Studentët në këtë universitet u ofrohen mundësi akomodime me standarde të larta dhe më një pagesë prej 5 mijë Lekësh në muaj.

Klan News